Top 10 similar words or synonyms for urdi

saeed    0.943970

quwain    0.935828

değil    0.935651

ای    0.934468

tajuddin    0.934426

attas    0.931127

shirdil    0.928479

keshtmand    0.928178

gündüz    0.926214

dīn    0.924876

Top 30 analogous words or synonyms for urdi

Article Example
Shkenca në mesjetën Islame Në shekullin XI, astronomët myslimanë filluan të dyshojnë në sistemin e Ptolemeut, një ndër mendimtarët që dyshote ishte Ibn el-Haytham dhe ishin të parët që mbikëqyrën eksperimentet e elaboruara të lidhur me fenomenet astronomike, duke filluar me njoftimin e Ebū el-Reyhān el-Bīrūnī me metodën eksperimentale në astronomi. Shumë nga ata bënë ndryshime dhe përmirësime në modelin e Ptolemeut dhe propozuan modele alternative jo Ptolemeike me strukturë gjeocentrike. Pjesërisht, kritikat dhe përmirësimt nga el-Battani, Ibn el-Haytham, dhe Averroes dhe modelet jo-Ptolemeike nga astronomët në Maragha, Nasir el-Din el-Tuzi (çifti-Tuzi), Mo'ayyeduddin Urdi (Urdi lemma) dhe Ibn el-Shatir më vonë u adoptuan në modelin heleocentrik Kopernikan, dhe argumentet e Kopernikut për rrotullimin e Tokës, ishin të ngjashme me ato nga el-Tusi dhe Ali el-Qushji. Disa i referohen arritjeve nga shkolla Maragha si "Revolucioni Maragha", "Revolucioni Shkollor Maragha", ose "Revolucioni shkencorë para Rilindjes".
Shkenca në mesjetën Islame Fibonacci prezantoi llogaritësin e parë komplet evropian të sistemit numerik Hindu-Arabik nga burimet arabe në librin e tij "Liber Abaci" (1202). Nga Al-Khazini libri "Zij as-Sanjari" u përkthye në gjuhën greke nga Gregory Choniades në shekullin e XIII dhe u studjua në Perandorinë Bizanine. Përmirësimet astronomike ndaj modelit Ptolemeik të bëra nga al-Battani, Averroes, Mo'ayyeduddin Urdi (Urdi lemma), Nasīr al-Dīn al-Tūsī (Tusi-couple) dhe Ibn al-Shatir më vonë u adoptuan në modelin heleocentrik Kopernikan. Ligji i gravitacionit nga Al-Kindi "(Alkindus)" ndikoi në fizikanin Robert Hooke në definimt e gravitetit celestial i cili më vonë inspiroi në definimin e ligjit univerzal të gravitetit nga Isak Njutën. Librat nga Abū al-Rayhān al-Bīrūnī, "Ta'rikh al-Hind" dhe "Kitab al-qanun al-Mas’udi" u përkthyen në latinisht si "Indica" dhe "Canon Mas’udicus". Komenti nga Ibn al-Nafis në pjsën e fundit nga libri i Ibn Sinas "Kanuni i Mjekësisë" u përkthye në latinisht nga Andrea Alpago, "(vdiq në vitin 1522)" dhe u botua në Evropë në vitin 1547. Libri nga Ibn al-Nafis, "Komente mbi Anatominë e Kanunit të Avicenës", që fillimisht përshkruante qarkullimin pulmonar, gjithashtu mund të jetë përkthyer në gjuhë latine dhe të jet bërë e qarkullueshme në Evropë gjatë kohës së njëjtë dhe mund të ketë patur ndikim në studjuesit Michael Servetus dhe Realdo Colombo. Përkthimi i arritjeve nga Omar Khayyám në algjebër dhe gjeometri, më vonë ndikuan në zhvillimin e gjeometrisë jo eEuklidiane në Evropë gjatë shekullit të XVIII Libri nga Ibn Tufail, "Hayy ibn Yaqdhan", u përkthye në gjuhën latine nga Edward Pococke në vitin dhe në gjuhën angleze nga Simon Ockley në vitin dhe u bë një nga librat më të rëndësishëm që lajmëroi Revolucionin Shkencor." Libri nga Ibn al-Baitar, "Kitab al-Jami fi al-Adwiya al-Mufrada", gjithashtu kishte ndikim në Evropë pasi u përkthye në latinisht në vitin 1758.
Ibn Shatiri Në parathënien e këtij punimi, Ibn Shatiri përmend burimet e tij, siç janë : Maslamah Ibn Ahmed el Maxhriti, Ibn el Hajthem, Muhamed ibn Husein nga Granada, Nasir el- Din el Tusi, Mu’ajjad el Din el Urdi, Muhij el Din el Magribi dhe Kutb al Din el Shirazi.(5) Ndër kontributet e tij të tjera shkencore, duhet të përmendet edhe arritja e tij që bëri me sukses përllogaritjen e pjerrtësisë së boshtit të Tokës, një zbulim që më 1365 arriti ta demonstronte me një saktësi të lartë se këndi i pjerrtësisë eliptike të boshtit të Tokës është 23 shkallë e 31 minuta(6), kurse vlera e saktë është kalkuluar nga shkencëtarët e shekullit njezet, e cila ishte e mundur të bëhej vetëm nëpërmjet kompjuterëve dhe vlera është 23 shkallë e 31 minuta e 19.8 sekonda, që do të thotë se vlera që kishte proklamuar Ibn Shatiri, dallonte për vetëm 19 sekonda e 8 të qindtat nga përllogaritja e bërë përmes teknologjisë bashkëkohore që posedojmë ne sot. Përveç koncepteve planetare dhe përllogaritjeve astronomike, Ibn Shatiri dha kontribut të jashtëzakonshme edhe në konstruktimin e instrumenteve astronomike, duke bërë në këtë drejtim avancime substanciale.