Top 10 similar words or synonyms for shakespeare

andersen    0.823811

philip    0.817419

clive    0.813181

justin    0.810952

schwimmer    0.810090

gregory    0.809704

cocteau    0.809572

allan    0.808715

percy    0.808675

lawrence    0.807920

Top 30 analogous words or synonyms for shakespeare

Article Example
William Shakespeare Prodhimi dramatik i Shekspirit njeh katër periudha kryesore:
William Shakespeare Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Njeri nder shkrimtarët me te famshem ne bot. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore, por edhe shumë komedi dëfryese që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze.
William Shakespeare Ishte i biri i një tregtari jo fort të pasur dhe lindi në familje me shumë fëmijë në Stratford-mbi-Ejvën, me 23 prill 1564. Uiliami ishte fëmija i tretë i John dhe Mary Shakespeare. Nga tetë fëmijët e tyre mbijetuan katër, dy prej të cilëve u bënë aktorë: Uiliami dhe vëllai i tij më i vogël Edmund i lindur më 1580, i cili shkoi me të në Londër. Dihet se studioi në shkollën e vendlindjës, ku u njoh me mjeshtrat grekë dhe latinë, por nuk dihet se deri në cilin vit e vazhdoi shkollim aty. Pengesë për vazhdimin e studimeve padyshim ishte martesa në moshë të re kur ishte vetëm 18 vjeç me Ana Hethuejn, që ishte disa vite më e madhe se ai. Me të shoqen kishte 3 fëmijë: një djalë me emrin Hamnet i cili vdiq në moshën 11 vjeçare duke i lënë prindërit shumë të pikëlluar dhe dy vajza Suzana dhe Judita të cilat Shekspiri i donte shumë. 4 vite pas martesës u largua përfundimisht nga vendlindja dhe u vendos në Londër. Për vitet e para të qëndrimit të tij në Londër nuk ka dokumentime të sakta. Por në vitin 1592 del se emri i tij njihej në Londër, si autor dramatik dhe aktorë. Vepra e tij e parë drama historike, Henriku VI u shfaq po në këtë vit. Shekspiri përparoi shpejt në mjedisin londinez falë mbështetjes së kontit Sauthemton. Më 1597 bashkëthemeloi teatrin “Globus” ku do të ishte dhe aktorë e ku do të luheshin pjesët e tij më të mëdha. Londra ishte e mbushur me teatro por më i suksesshmi dhe me namin më të madh ishte teatri “Globus”. Deri në vitin 1612 kur ai u largua nga Londra për t’u tërhequr në Straford, për studiuesit jeta e tij do të jetë e barabartë me veprimtarinë skenike. Më 1616 ai përpiloi testamentin e tij dhe vdiq pas një muaji, u varros në vendlindje.
William Shakespeare Veprimtaria dramatike e Shekspirit u zhvillua në kuadër të teatrit elizabetian dhe ka si kuadër historik mbretërimin e Elizabetës I (1558 – 1603). Kjo epokë njihet dhe si epoka e artë e teatrit anglez. Përkrah teatrit klasik, ky teatër përbën dukurinë më të rëndësishme e më të mrekullueshme për teatrin botëror në përgjithësi. Në këtë periudhë lëvrohen të gjitha llojet e dramatikës me të njejtin sukses madje pasurohen me elemente të reja. Por kulmin e arrin tragjedia, e cila i paraqet heronjët para konfliktesh e dilemash të skajshme, prej të cilave dilet me vullnet e forcë shpirtërore të paepur ose dalja nuk ekziston fare.
William Shakespeare Gjatë krijimtarisë së tij, Shekspiri realizoi 37 vepra për teatrin, nga të cilat 13 tragjedi, 10 drama historike dhe 14 komedi. Pjesa tjetër e krijimtarisë përfshinë 154 sonete që mbahen si realizimi poetik më i çmueshëm i gjithë kësaj periudhe dhe 2 poema të gjata.