Top 10 similar words or synonyms for palada

daiboken    0.867663

barghash    0.867610

bron    0.866732

scoperta    0.865894

prepare    0.863168

palden    0.861202

vargëzim    0.859768

marry    0.859630

looked    0.859361

able    0.856406

Top 30 analogous words or synonyms for palada

Article Example
Sandro Botticelli Edhe "Palada që nënshtron Centaurin" (1482-1484) është përmendur midis veprave të pranishme në pallatin Medici Riccardi të Via Larga-s, në iventaret mediçeas së bashku me "Pranëverën"; në bazë të mendimit neoplatonik, të mbështetur nga disa shkrime të Marsilio Ficinos, skena mund të jetë konsideruar si "Alegoria e Arsyes", për të cilën është simbol perëndesha që fiton mbi instinkivitetin e përfaqësuar nga centauri, krijesë mitologjike gjysëm njeri dhe gjysëm kafshë.
Atena Mbi lindjen e Athenës nga mitet e lashta dimë relativisht pak. Homeri thotë se ka lindur prej Zeusit pa nënë. Te shkrimtarët për nga koha më të rinjë për këtë gjejmë më tepër detaje. Sipas Hesiodit Zeusi e ka lindur nga koka e vet pasi që e han Metidën, hyjneshën e mençurise me qëllim që ta pengojë ta lindë bijën e cila, sipas profecisë, është dashur ta tejkalojë në mençuri, dhe djalin i cili është dashur ta tejkalojë me fuqi dhe t'ia rrëmbejë fronin. Mitet edhe më të reja thonë edhe atë se si e ka lindur Zeusi Athenën. Kur e ka ngrënë Metidën, aq shumë i dhimbi koka sa që mendoi se do t'i pëlcasë. Për këtë arsye thirri zotin Hefest (sipas verzionit tjetër zotin Hermes, madje edhe Titanin Promete) që me sopatë t'ia çajë kokën. Posa veproi kështu, kërceu prej kokës së Zeusit hyjnesha e ndritshme me pajisje të plotë luftarake - Palada Athena.
Diomedi Nuk ka pasur detyrë para të cilës Diomedi është tërhequr. Ndër të parët u çua kur Hektori e thërret në dyluftim kreshnikun më të guximshëm të akeasve. I pari u paraqit për aksionin e rrezikshëm që natën ta spiunojë kampin e trojanëve. Me Odiseun, mbretin e Itakes, në këtë detyrë i vret Dolonin, spiunin trojan dhe Resin, aleatin trojan. Me Odiseun e kryen veprën trimërore, e cila ka qenë vendimtare për mbarimin ngadhënjimtarë të luftës: i veshur në lecka, dhe duke u paraqitur si i gjymtë pa u vënë re hyn në Trojë, depërton në tempullin kryesor dhe ia mundëson Odiseut që nga ky ta rrëmbejnë truporen e konsakruar të Palada Athenës, paladin e famshëm, i cili e mbronte Trojën nga shkatërrimi. Ishte poashtu në mesin e luftëtarëve të zgjedhur të cilët, fshehur në barkun e "kalit trojan", hynë brenda mureve të qytetit dhe e pushtuan qytetin e Priamit.
Sandro Botticelli Për sa i përket interpretimit, skena përfaqëson çastin pak më parë atij të "Pranëverës" (Vendosja e Venusit në kopështin e Dashurisë), dmth. çastin pas lindjes nga shkuma e detit në brigjet e ishullit të Qipros, e shtyrë nga bashkimi i erërave të Zefirit dhe Auras, dhe e pritur nga një prej Horave që po i shtrin një mantel të çmuar me zbukurime lulesh. Shumë historian duket se bien dakord në lidhjen e ngushtë midis pikturës dhe një pasazhi të "Stanza-ve" të Agnolo Polizianos: rastësia gati absolute midis tregimit dhe pikturës do të konfirmonte që bëhet fjalë për një ilustrim lidhur me poemën e filozofit neoplatonik, me referimet implicite të idealeve mbi dashurinë që karakterizonin këtë rrymë të mendimit.Lindja e Venusit duhej të ishte për më tepër ardhja në dritë e "Humanitas", e kuptuar si alegoria e dashurisë, forca lëvizëse e Natyrës. Figura e perëndeshës, e paraqitur në pozën e "Venus pudica" (dmth. ndërsa mbulon lakuriqësinë e saj me duar dhe flokët e gjatë bjond), është personifikimi i "Venusit qiellor", simbol i pastërtisë, thjeshtësisë dhe bukurisë pa zbukurime të shpirtit. Bëhet fjalë për një nga konceptet themelore të humanizmit neoplatonik, që rikthehet nën aspekte të ndryshme edhe në dy piktura të tjera të Botticelli-t të realizuara afërsisht në të njëjtën periudhë: "Palada dhe centauri" dhe "Venusi dhe Marsi".
Atena Athena që prej fillimit e deri në mbarim të botës antike ka qenë mbrojtëse e grekëve, veçmas e athinasve, të cilët i donte më së shumti. Si Palada Athena ajo mbronte përveç Athinës qytetet, që në tempuj i kanë pasur truporet e saja të shoqëruara, të ashtuquajtura paladet. Derisa paladi gjendej në qytet, qyteti ishte i papushtuar. Palad të tillë kishin edhe trojanët në qytetin e tyre. Për ta pushtuar Trojën, akeasve u është dashur ta vjedhin dhe ta marrin me vete, gjë që u shkon përdore Odiseut dhe Diomedit. Sikurse në luftë Athena i mbronte grekët dhe qytetet e tyre edhe në paqe. Ishte mbrojtëse e kuvendit dhe e së drejtës, kujdesej për fëmijët dhe të sëmurët, njerëzve u sjell mirëqenie. Ndihma e saj shpesh ishte tejet konkrete. Athinasve, për shembull ua ka falur ullirin dhe u bë themeluese e njërës prej degëve me të rëndësishme të ekonomisë greke - thënë kalimthi, deri më sot njëra prej degëve më të rëndësishme. Veç kësaj, Athena ishte hyjnesha e arteve dhe e zejtarisë (këto dy fjalë grekët rëndom nuk i dallonin - punën e skulptorit, gurgdhendësit dhe këpucëtarit i emëronin me të njëjtën fjalë „techne" (tekne - shkathtësi). Gratë i ka mësuar të thurin dhe të endin. Njerëzve ua ka mësuar zejen e farkëtarit, argjendarisë dhe ngjyrosjes, u ka ndihmuar ndërtuesve të tempujve dhe të anijeve, jetën e njerëzve u ka begatuar me shpikjen e kavallit (flautës). Për shpërblim për ndihmën dhe mbrojtjen e vet kërkonte nderimin dhe flijime, që ishte e drejtë e secilit zot. Mosrespektimi dhe ofendimet i dënonte, por mëshirohej më tepër se hyjneshat e tjera. Çdo ndërmarrje e saj përfundonte siç dëshironte ajo. Me Poseidonin, zotin e detit ra në konflikt për shkak të sundimit në Atikë dhe Athinë. Para këshillimit të zotërave, në krye të të cilit ishte Kekropsi, mbret i parë i Athinës, këtë gjyq e fitoi sepse me dhurimin e ullirit ia siguroi vetes simpatinë e Kekropsit. Kur trashëgimtari i Trojës Paridi e ofendoi, përkatësisht kur në grindje me hyjneshat Herën dhe Afroditën nuk ia pranoi përparësinë në bukuri, iu hakmuar në atë mënyrë që u ndihmoi akeasve për ta korrur fitoren ndaj Trojës. Kur Diomedi, adhuresi i saj, në betejën në rrafshënaltën e Trojës, u gjet në rrezik vdekje vetë e zuri vendin e drejtuesit të karrocës së tij luftarake dhe e detyroi Aresin, vëllain e vet, që të ikte. I, ka ndihmuar Odiseut, mbretit të Itakës, përkundër vullnetit të Poseidonit, zotit të detit, që pas pushtimit të Trojës të kthehet në atdhe. I ka ndihmuar poashtu edhe Telemakut, birit të Odiseut, Orestit, birit të Agamemnonit dhe veçmas Belerfontit dhe Perzeut. Për këto dhe për ndërmarrje të tjera bëhet fjalë nën emrat përkatës. Mbetet që të shtojmë se besnikëve të vet kurrë nuik ua ka kthye shpinën, përherë u ka ndihmuar grekëve, veçmas athinasve dhe të njëjtën ndihmë ua ka dhënë edhe romakëve, të cilët e kanë adhuruar me emrin Minerva.