Top 10 similar words or synonyms for pabesisë

wunsch    0.809106

lapitëve    0.801263

richtungen    0.801247

elves    0.800961

dadurch    0.800874

quinto    0.800681

enthielt    0.800124

darauf    0.798662

kenntnis    0.797874

vorn    0.797800

Top 30 analogous words or synonyms for pabesisë

Article Example
Mihallaq Ziçishti I besuan pabesisë,
Argonautët Argonautët u nisën nga gjiri tesalik në detin e kaltër, i cili atëherë ende nuk quhej Egje. E drejtuan anijen kah Lemnosi ku sundonte mbretëresha Hipsipila. Atje u pritën me ngazëllim, sepse lemnaset, para pak ,kohe i kishin mbytur të gjithë burrat e tyre (për shkak të pabesisë), kurse përvoja i kish mësuar se jeta me burrat e vërtetë është e vështirë, por pa ta është edhe më e rëndë. Argonautët u bënë objekt i kujdesit të veçantë dhe lemnoset ua plotësonin dëshirat sa që kurrsesi nuk u shkohej më nga ujëdhesa. Sikur mos të ishin fyerjet e Herakliut, ndoshta do të mbeteshin aty përgjithmonë. Pas dy vjetëve (sipas verzionit tjetër menjëherë pas një nate) erdhën në vete dhe përkundër lotëve dhe lutjeve të mikëpritëseve të tyre, të cilat i bënë të lumtura me shumë trashëgimtarë, hynë në anije dhe vazhduan lundrimin.
Megara Bashkëshortësia e Megarës me Herakliun, për një kohë të gjatë, ka qenë e lumtur. Kanë pasur tre djemë të mrekullueshëm dhe jetonin në qetësi dhe begati. Mirëpo, hyjnesha Hera nuk mundi ta durojë lumturinë e tyre. Herakliu ishte i biri i bashkëshortit të saj, Zeusit dhe i gruas Alkmenës, prandaj e mllefosur për shkak të pabesisë së Zeusit e ndiqte. Kur tani më dukej se Herakliu ka arritur çdo gjë që mund ta dëshirojë njeriu vdekatar,Hera ia lëshon çmendurinë, dhe në çastin e çmendurisë i vret fëmijët e vet. Si njeri që bën krim Herakliu ka qenë i detyruar ta braktisë qytetin dhe bashkëshorten e vet dhe të shkojë në mërgim për ta vuajtur dënimin për veprën e vet.
Michel de Montaigne Andaj, për shembull, kur konsideron se kanibalët janë «të pastër dhe të sinqertë», dhe se te këta madje edhe nuk ka fjalë që kanë kuptimin e gënjeshtrës, të pabesisë, të hipokrizisë, të shpifjes dhe të faljes dhe kur mendon se kjo forcë morale e tyre buron nga fakti se në ta «nuk ka dituri, nuk ka art, nuk ka nëpunës, nuk ka të varfër, nuk ka kontrata dhe nuk ka trashëgim», atëherë ky mendimtar tipik, renesansian, i lirë, para së gjithash, ka parasysh gjithë mjerimin, poshtërsinë, karrierizmin dhe paskrupulozitetin, kur krijon esetë e veta sarkastike dhe të shkëlqyeshme, komparacionet e tij spirituoze dhe aforizmat e guximshme dhe sarkastike. Pikërisht për këtë arsye, Montenji thekson se dinte që ligjet e kohës së tij respektoheshin vetëm për shkak se ishin imponuar me forcë, domethë në se ishin ligje dhe kurrsesi për shkak se ishin të drejta. «Sepse shpesh i hartojnë budallenjtë, kurse më shpesh njerëzit të cilët urrejnë drejtësinë dhe të cilët nuk kuptojnë dhe nuk durojnë drejtësinë dhe të drejtën, dhe gjithmonë dhe pikërisht gjithmonë vetëm njerëzit, domethënë krijesat e zbrazëta dhe të dobëta». Montenji ndërkaq lidhur me ndryshimin e shoqërisë ishte megjithatë tejet i matur dhe paqëdashës, madje edhe i disponuar në mënyrë konservative dhe nga pallati i tij luksoz prapëseprapë mendoi se është më mirë t'i përshtatej ekzistueses dhe «t'u nënshtrohej ligjeve të natyrës, shoqërisë dhe të tokës». Andaj, si aristokrat ngapak i penduar dhe bonvivan, kundërshtar i të gjitha «revolucioneve të rrugës» dhe ithtar i turpëruar i «çlirimit të brendshëm nga presioni i forcës sunduese». Njëkohësisht ndërkaq, kishte plot dyshim ndaj lëvizjeve dhe teorive politike. Me fjalë të tjera, secili politikan sillet ashtu thuajse mendon «sesi bota pikërisht e ka pritur atë që të fillojë të jetojë nën udhëheqjen e tij». Sipas tij, të gjitha religjionet dhe koncepcionet politike-reformiste bazohen në ambiciet oratorike. Kështu tezat filozofike skeptike individuale të Montenjit në planin shoqëror shndërrohen në një fatalizëm specifik (shoqëria globalisht nuk mund të ndryshojë) dhe në ironi të ashpër lidhur me të gjithë apostujt dhe predikuesit e transformimeve të mëdha, por edhe në besimin e mundësisë së ndryshimit të vazhdueshëm të individit.