Top 10 similar words or synonyms for organizimi

organizimit    0.828818

forcimi    0.807389

ngritja    0.774944

formimi    0.767112

drejtoria    0.759550

planifikimi    0.758414

ekonomiko    0.745656

arsimor    0.726369

organizimin    0.723241

administrimit    0.723164

Top 30 analogous words or synonyms for organizimi

Article Example
Organizimi familjar në Shqipëri Organizimi familjar në Shqipëri ka kaluar disa etapa të ndryshme dhe është dominuar nga zakone tradicionale krahinore e lokale. Veçoritë e ndryshme të zhvillimit ekonomik e shoqëror të krahinave kanë ndikuar në organizimin familjar, por format sunduese të familjes në Shqipëri përgjithësisht kanë qenë familja patriarkale dhe ajo fshatare. Në të dyja format, burri ka qenë kreu i familjes. Në disa vise të Shqipërisë ku ka vepruar e drejta kanunore, si në krahinat: Mbishkodër, Dukagjin, Pukë, Mirditë, Malësi të Gjakovës, Kukës, Mat, Malësi të Tiranës, Çermenikë dhe në disa zona malore të Labërisë, të Toskërisë dhe në disa zona fushore si në Zadrimë e Myzeqe, krahas familjeve me pak pjesëtarë ka ekzistuar edhe familija e zgjeruar me shumë njerëz. Njihen raste të familjeve edhe me 100 anëtarë (në Gojan), me 95 anëtarë (në Theth) etj.
Organizimi shtetëror dhe jeta politike shqiptare Dihet se regjimi i temave, ose i provincave ushtarake, filloi të zbatohej që nga shek. VII në viset me emergjencë ushtarake. Ai bazohej në thelb në rekrutimin e një ushtrie vendase në radhët e fshatarësisë së lirë, e cila në këmbim të tokës, ofronte shërbimin ushtarak. Në krye të temës qëndronte strategu i emëruar drejtpërdrejt nga perandori bizantin, i cili përqendronte në duart e tij si pushtetin ushtarak, ashtu edhe atë civil. Pas tij vinin funksionarë vartës, si pretori, nënstrategët, kartularët, klisarkët etj.
Organizimi shtetëror dhe jeta politike shqiptare Duke lënë mënjanë brezin bregdetar të Adriatikut, bërthamën e Temës së Durrësit e përbënte vendi i Arbrit (greq. Al(r) banon, lat. Al (r) banum, sllav. Raban), me një fjalë treva e përfshirë midis Lezhës, Vlorës, Ohrit e Dibrës. Vendi i Arbrit përfaqësonte mbështetjen kryesore të Temës së Durrësit. Prej andej vinin kontingjentet kryesore ushtarake të Temës. Rëndësia e Arbrit ishte e tillë që, në një moment të caktuar, tema e Durrësit filloi të quhej "Tema e Durrësit dhe e Arbrit". Një emërtim i tillë veç rëndësisë shprehte edhe individualitetin dhe pavarësinë e kësaj krahine brenda kuadrit të temës së Durrësit. Në fakt, Arbri ishte treva ku më tepër se në çdo trevë tjetër shqiptare, proceset politike kishin çuar që herët në krijimin e një autonomie relative ndaj pushtetit bizantin.
Organizimi shtetëror dhe jeta politike shqiptare Të përfshira në ushtrinë bizantine, trupat e Arbrit vepronin jo vetëm në Temën e Durrësit, por edhe jashtë saj, si edhe në vende të tjera, Maqedoni, Greqi, Itali etj. Gjithsesi ato përbënin një strukturë të veçantë, që dallohej nga masa tjetër e ushtrisë bizantine. Forca ushtarake, që treva e Arbrit arrinte të nxirrte në shekujt e mesjetës së hershme, përbënte edhe bazën e statusit të veçantë autonom që ai gëzoi në marrëdhëniet me Perandorinë Bizantine.
Organizimi shtetëror dhe jeta politike shqiptare Pushtimi bullgar la shenja të dukshme edhe në trevat shqiptare, sidomos në korridorin që zgjatej nëpër luginën e lumit Devoll e deri në bregdet, ku ai vazhdoi të ruhet deri në fillimet e shek. XI. Në krye të krahinave të veçanta këtu u vunë bujarë bullgarë, të cilët shpeshherë sollën me vete njerëzit e tyre, përfshirë edhe klerikë bullgarë, që ndihmuan për depërtimin e një kulture sllavo-bizantine në këto treva. Në gjysmën e dytë të shek. IX në zonën e Ohrit, Korçës, Devollit, Beratit zhvilloi aktivitetin e tij misionar Klementi i Ohrit, dishepull i Cirilit e Metodit, i cili punoi për vite me radhë për hapjen e shkollave e të kishave sllave. Nga kjo kohë trevat midis rrjedhës së Devollit e të Vjosës u përfshinë në ndikimin kishtar e kulturor të Ohrit, të cilin bullgarët e kthyen në qendër të Patriarkatit të pavarur bullgar. Me pushtimin bullgar të shek. IX-X lidhet edhe lulëzimi i disa qendrave të rëndësishme ushtarako-administrative e kishtare, siç ishin Devolli, Glavinica (Ballshi) etj. Në bazilikën madhështore të Ballshit u gjet në fillimet e shek. XX edhe një mbishkrim i gdhendur, që kujtonte kthimin e Boris-Mihalit dhe të popullit bullgar në fenë e krishterë më 864.