Top 10 similar words or synonyms for nimetja

bedo    0.863823

vukoviqit    0.856139

lataj    0.856078

tushi    0.854236

wilhelmshaven    0.853460

džemal    0.853285

hasip    0.853220

hafen    0.852013

hauses    0.851810

skopjona    0.851198

Top 30 analogous words or synonyms for nimetja

Article Example
Nimete Progonati Nimete Isuf Progonati u lind në Luzat të Tepelenës më 26 korrik 1929. Ajo ishte Debatikase. Nimetja hyn në çetën partizane të Ethem Gjinushit, e cila më vonë hyn në Brigadën e V Sulmuese. Nimetja bënte pjesë në kompaninë e pestë, bataljoni i pestë së Brigadës së V Sulmuese. Nimetja mori pjesë në të gjitha betejat që zhvilloi Brigada e V Sulmuese (B5S), ajo luftone me pushkë dhe me penë. Burimet thonë se Nimetja kishte qejf poezinë dhe shkruante mbi luftën kundra pushtuesit gjerman. Nimete Progonati u vra në betejën e Linjës në Dibër, më 26 korrik 1944. Mbas vdekjes është dekoruar me Medaljen e Trimërisë, Medaljen e Çlirimit, Medaljen e Kujtimit dhe është shpallur Heroinë e Popullit. Shkolla 9-vjeçare e Linjës në Dibër mban emrin Nimete Progonati, dhe në vendin ku ra është ngritur një momument kujtues. Shkolla 8-vjeçare në Memaliaj poashtu mban emrin e saj, si dhe ish-shtëpia e Pionerit mbante emrin e Nimete Progonatit, ndërsa në qendër të Tepelenës më 11 janar 2001 u përurua busti i Nimete Progonatit që u prodhua nga Mumtaz Dhrami. Për 15-vjeçaren nga Luzati janë botuar kujtime, vjersha, tregime, këngë, dhe dokumentarë televizivë.
Nimete Progonati Në një takim të rinjsh gjatë luftës me një kuadër të rëndësishëm të Frontit Nacionalçlirimtar, Nimetja ende sa kishte mbushur të trembëdhjetë pranverat, i tha të deleguarit: - Unë i dua shumë partizanët. Ah, sikur të më pranojnë edhe mua, dëshiroj shumë të shkoj partizane në mal dhe së bashku me ta të luftoj. Dhe disa muaj më pas, më 8 prill 1943 kur Nimetja ende nuk ishte 14 vjeçe, së bashku me tri shoqe të saj bashkëfshatare: Tefta Shehu, Qibro Gjyli e Dylb Kopaçi, ajo iu drejtua komandantit të çetës territoriale, Et’hem Gjinushit me këtë dialog poetik:
Nimete Progonati Nimete Progonati pasi përfundoi arsimin fillor në fshatin Luzat vazhdoi me këmbëngulje mësimet në shkollën Plotore në qytetin e Tepelenës. Edhe pse në fëmijëri heroina njohu varfërinë migjeniane, në shkollë u dallua për inteligjencë e zell në mësime. Me prirjen e saj poetike vajza 15- vjeçare ka lënë një fond të vogël me poezi, kryesisht me përmbajtje patriotike, të cilat janë edhe sot një mesazh i fortë atdhetarie për brezat e rinj. Dhe dëshira që ajo u ka shfaqur shoqeve të moshës dhe të afërmve të saj, ishte që në jetë të bëhej mësuese. Shpesh në shkollë dhe në veprimtaritë që kryheshin i pëlqente të recitonte vargjet e Vaso Pashës: - “O moj Shqipni, e mjera Shqipni”. Si DEBATIKASE, ka shkruar mësuesi i saj Murat Koçiu, në demonstratën e bukës që u zhvillua më 15 shkurt 1942 në Tepelenë, Nimetja, ish - nxënëse e shkollës plotore recitoi para pjesëmarrësve vjershën “Liria”. Ajo me duart e saj të njoma kontribuoi e thuri për partizanët triko leshi, fanella, çorape, qepte yje, shpërndante trakte e komunikata dhe në disa raste iu besuan detyra për të ruajtur shokët kur zhvilloheshin mbledhje me rëndësi, ndaj të cilave ishte e përgjegjshme dhe i plotësonte me shumë korrektësi. Ishte kjo veprimtari e saj e gjerë që shkrimtari Haki Stërmilli e ka quajtur heroinën e vogël, Nimeten një “Amazonë”, Shevqet Musaraj e quan “poetja e vogël” dhe më pas e krahasojnë dhe e njësojnë atë me Zhan d’Ark-ën franceze.
Nimete Progonati Dhe më pas, kur u krijua Brigada e Pestë me Komandant Shevqet Peçin dhe Komisar Hysni Kapon, Nimetja u inkuadrua partizane e kësaj njësie luftarake. Vitet e fëmijërisë, heroinën e vogël e mbushën me urrejtje për regjimin e kohës, për pushtuesit italianë dhe më pas edhe për nazistët hitlerianë, por brenda shpirtit të vogëlushes kishte shumë dashuri e optimizëm për jetën. Fryma e shëndoshë patriotike e familjes së saj, ndikimi i mësuesve patriot dhe mjedisi që e rrethonte në shkollë e kudo, si dhe propaganda e madhe që zhvilloi partia komuniste dhe udhëheqësit e saj për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj e tradhtarët në shërbim të tyre, Nimetes i ndriçuan mendjen, i rritën koshiencën e idealin dhe e poqën ideologjikisht para kohe vajzën 14-15 vjeçare. Në ndërgjegjen e heroinës u rrit e u kalit më shumë ndjenja e përgjegjësisë dhe dashuria për fatet e popullit, jeta e të cilit për shekuj me radhë është histori e pandërprerë luftërash për mbrojtjen e nderit dhe dinjitetit kombëtar dhe për të mos u asimiluar kurrë.