Top 10 similar words or synonyms for nënshtrohej

nënshtroheshin    0.811575

kundërvihej    0.792062

shmangej    0.774338

bindej    0.768955

kundërvihet    0.760597

impononte    0.757619

duronte    0.757548

kënaqte    0.755872

plotësoheshin    0.754470

përmbushte    0.752956

Top 30 analogous words or synonyms for nënshtrohej

Article Example
Shkodra në Lidhjet Tregtare me Trevat e Tjera në Shekujt XIV - XV Tregtia i nënshtrohej kontrollit të pushtetit qendror (pushtetit të komunës qytetare) e cila nëpërmjet doganave të ndryshme që kishte vënë për mallrat që hynin në qytet e që dilnin jashtë, siguronte të ardhura të mëdha. Përveç kontrollit Komuna gëzonte të drejtën e monopolit tregtar në disa artikuj si: drithë, verë, etj. dhe lejohej shitja e lirë e tyre vetëm me urdhërin e saj.
Shkrel Vetëm me ardhjen e sllavëve në këto vise, formimin e shtetit në kohen e Stefan Nemanjes (1166-1196) dhe për shkak të torturave të egra e keqtrajtimeve, kjo popullatë autoktone, e cila nuk desh kurrsesi t'i nënshtrohej okupuesit e të asimilohej, u detyrua të shpërngulet nga tokat e plleshme të trungut ilir.
Guri Madhi Për shumë vite Madhi duhej t’i nënshtrohej rregullave të caktuara nga rregjimi. Ai punonte sipas porosive dhe duhej të retushonte edhe veprat personale. Femrave nudo duhet t’i mbipikturoheshin veshje. Drejt vitete të fundit të jetës ai i largohej gjithmonë e më shumë rregullave strikte. Edhe kur nuk mund t’i shfaqte veprat e tij në ekspozita, ai ishte në gjendje të pikturonte sipas dëshirave dhe frymezimit të tij.
Zagraçani Fshati Zagraçan shtrihet aty ku mbarojnë kodrinat me komplekset shkëmbore magnetike të malit Jabllanicë, me një lartësi mbidetare 664 metra. Në fillim, në vendbanimin e parë banorët merreshin ekskluzivisht me bujqësi dhe blektori, ndërsa bujqësia i nënshtrohej fatit të kushteve klimatike (mungesa e ujit për vaditje). Nga aspekti socio-ekonomik, egzistenca e banorëve është varur ekskluzivisht nga bujqësia dhe blektoria, dhe kjo nevojë jetike i ka detyruar që të nguliten në këtë luginë për të mos i zënë me shtëpi tokat pjellore.
Pjer Abelardi Përdorimi i figurshëm i termit "dritat" daton nga ai "ndriçim" për të cilin flet Shën Augustini, për të treguar se vetëm nderi i Zotit ndriçon dritën e njohjes në errësirën e shpirtit njerëzor. Koncepti bashkëkohor i "dritave" lidhet gjithashtu me njohjen njerëzore, por ndërkaq tregon kundërshtinë me "ndriçimin" e Shën Augustinit; në sistemin filozofik të Emanuel Kantit kjo është emancipimi i një pakice që vepron në mënvrë të pavarur. Pikërisht në këtë kuptim, Abelardi (ose Abailard), ka qenë një "mendje e ndritur", që merrte për udhërrëfyese arsyen, përvojën dhe diturinë e tij vetjake, në vend që t'i nënshtrohej pushtetit të mendimtarëve me vulë apo dogmave të Kishës.
Njësia administrative Shkrel Vetëm me ardhjen e sllavëve në këto vise, formimin e shtetit në kohen e Stefan Nemanjës (1166-1196) dhe për shkak të torturave të egra e keqtrajtimeve, kjo popullatë autoktone, e cila nuk desh kurrsesi t'i nënshtrohej okupuesit e të asimilohej, u detyrua të shpërngulet nga tokat e plleshme të trungut ilir. Ngulimi në trojet e tanishme, pothuajse të shkreta për të mbijetuar me mjetet e asaj kohe, duket se i kushtoi mjaft dhe se shënoi fillimin e një mënyre të re jetese e mbijetese.
Tao Yuanming Tao Yuanming po kalonte një jetë gjithnjë e më të vështirë, duke punuar vetë tokën e megjithatë nuk e mbante dot familjen e tij. S’ kishte ç’të bënte, në moshën 41 vjeç, ai doli për të punuar dhe prapë kërkoi një funksion si kryetar i distriktit Pënzë. Për arsye se ai përbuzte famën e funksionarit dhe pasurinë dhe nuk nënshtrohej para pushtetit, kështu që pas mbi 80 ditëve të kësaj pune, ai dha prapë dorëheqje. Qysh nga ajo kohë Tao Yuanmingh i dha lamtumirën përgjithmonë terrenit të pushtetit dhe filloi me të vërtetë jetën fshatare me emër të fshehur.
Agostini Agostini lindi në vitin 354 në Tagaste një qytet provincial në Provincën Numidia. Qyteti sot quhet Souk-Arrhas dhe ndodhet në Algjeri. Kur lindi iu dha emri Aurelio Agostino. Ai lindi pas kthimit të perandorit Konstantin në fenë e krishterë. Në këtë periudhë, Afrika e veriut do t'i nënshtrohej gjithnjë e më shumë ndikimit të kulturës së krishterë greke, ndërsa ndikimi i kulturës latine do të dobësohej. Kisha e krishterë në Numidia ishte e ndarë në shumë grupe dhe rryma besimi në rivalitet me njëra-tjetrën.
Mali Vashes Ne te kohe një burri që i nënshtrohej tekave të gruas, edhe kafenë ia jepnin në gjunjë. Kurse në këtë rast ishte vendosur që sipas kërkesës së babait të vajzës, djaloshi duhej ta mbante në krahë të dashurën që nga këmbët e malit e deri në majë pa ndalesë, e cila edhe pa peshë, mezi ngjitet. Kushti u pranua menjëherë nga i riu, që ishte i gatshëm për çdo sakrificë. Ndërsa pleqësia e fshatit Polis u mblodh për të ndjekur nga afër zbatimin e kushtit, pas së cilit do të caktohej edhe dita e dasmës së të rinjve.
Xhizje Jurisprudenca islamike e trajton temën e "xhizje"-s në kapitujt e "xhihadit" dhe në shkrimet mbi të drejtën e luftës, ku të drejtat dhe detyrat e jo-myslimanëve përcaktohen hollësisht duke u nisur vetëm nga këndvështrimi islamik. Nëpërmjet pagimit të kësaj takse ata shndërroheshin në „të mbrojtur“, që gëzonin nën pushtetin mysliman mbrojtjen e jetës dhe të pronës (sasia e të cilës vendosej nga e drejta islamike) si dhe të drejtën e ushtrimit të lirë të riteve fetare, e cila gjithashtu u nënshtrohej kufizimeve të ligjeve islamike në fuqi.