Top 10 similar words or synonyms for kantine

pasurie    0.779729

veçorie    0.779558

peridhe    0.770120

firme    0.756547

orkestre    0.753823

vatre    0.749599

verande    0.742744

masakre    0.740488

shfaqjeje    0.739069

industrie    0.737831

Top 30 analogous words or synonyms for kantine

Article Example
Kantina Arbëri Kështu, në vitin 2003 u bë i mundur një investim prej 500 mijë $ për ngritjen e kësaj Kantine. Makineritë dhe paisjet u morën nga dy kompani prestigjioze Italiane, CAVALZANI dhe MORRI (Firence në Itali)
Kombinati ushqimor "Ali Kelmendi" Si pjese e tij ka qene edhe nje kantine. Kantina është ndërtuar në vitin 1959 si Fabrikë Likernash, ka filluar prodhimin në muajin mars 1960 dhe ka zgjeruar dy herë kapacitetin e saj: në vitin 1962 dhe në vitin 1974.
Kantina Arbëri Duke u nisur nga tradita e herëshme e trevës së Mirditës nga relacionet e Frang Bardhit me shtetin e Vatikanit për kultivimin e vreshtit dhe prodhimin e verës Kallmet të zgjedhur nga Papët dhe me dëshirën e mirë për të ringjallur këtë traditë realizuesi i kësaj Kantine Fran Kaçorri vendosi të investojë për ngritjen e një kantine vere e cila do të ishte përfaqësuese e kësaj tradite në prodhimet autokotone të zonës. (Duke prezantuar një Brand, i cili do të përfaqësonte prodhimet autoktone të zonës në fushën e verëtarisë)
Kantina Kokomani Kantina "Kokomani Vineyard" ndodhet në zonën kodrinore të Shqipërisë Qendrore në fshatin Eminas i Vogël në kufi me fshatin Shesh (Tiranë) në komunën Ndroq nga ku ka origjinën varieteti i njohur i rrushit Shesh . Ideja për ndërtimin e kantinës i ka bazat në eksperiencen 15 vjeçare të drejtuesit dhe realizuesit të kesaj Kantine Blerim Kokomani nëpër kantinat më prestigjoze të rajonit të Toskana në Itali . Ndërtimi ka nisur që nga viti 2010 në bashkpunim me dijen dhe pasionin e enologut Petraq Sotiri . Investimi në ndërtimin e kantinës dhe vreshtarisë prej 12 hektarësh e pajisjeve për procesin e përpunimit të verës arrin një vlerë prej më shumë se 100 miljone lekë . Aktualisht kantina sipas ATA përpunon 2 mijë kv rrush ndërkohë që kapaciteti i plotë i saj dhe që është synimi i ardhshëm të prodhojë 1 miljon shishe vere në vit. Kjo kantinë blen pothuajse të gjithë rrushin e kultivuar nga fermerët e kësaj zone në të cilën janë punësuar dhjetëra banorë të rajonit të njohur në antikitet për prodhimin e verës që eksportohej në Romë dhe përmendur nga autorët si Plini Plak dhe Kolumela . Kantina Kokomani prodhon 3 lloje Vera (pije alkoolike) tepër cilësore si të kuqe Shën Mhill, Shesh i Zi dhe një lloj vere të bardhë të quajtur Shesh i Bardhë nga të cilat San Misheli shqiptar ka fituar disa herë çmimin (2012-2013) si vera e kuqe ndër verërat e kualitetit në Shqipëri. Sheshi i Bardhë fitoi çmimin e pare si vera e bardhë në vitin 2013
Bylisi E ruajtur më mirë në Mesdhe jo vetëm për periudhën e Antikitetit të vonë, por për të gjitha periudhat, aty mund të shihet i gjithë procesi i prodhimit të verës, që nga ardhja e rrushit deri në nxjerrjen e verës. Është një hajat me një oborr ku vinte rrushi, shkarkohej dhe depozitohej brenda. Nga aty kalonte në punishte, e cila ruhet gati e plotë. Është ruajtur mjaft mirë vaska e shtrydhjes me këmbë, ena e shtrydhjes me dorë, ena ku depozitohej mushti fillimisht, pitosat ku vendosej mushti pasi shtrydhej prej nga ku kalonte në vaskat e mëdha. Deri tani janë gërmuar dy vaska të mëdha dhe një tjetër që është identifikuar, por akoma nuk dihet se sa mund të jenë në total. Vaskat e mëdha janë me përmasat tre me tre metra dhe dy metra të lartë. Nga kjo mund të kuptohet se sasia e verës që mund të përpunohej aty ishte e madhe. Vite më parë është gërmuar edhe magazina, ku janë gjetur 21 pitosa të cilët kanë vëllime të mëdha deri në tre (hektolitra) kuintalë. Por, mund të ketë edhe magazina të tjera që nuk janë gërmuar akoma. Kjo radhitet ndër kantinat e mëdha të verës. Një e ngjashme me Kantinën e Bylisit është zbuluar vitet e fundit në Afrikë, po ka përmasa shumë më të vogla. Afrika është një territor i përmendur për bujqësi në periudhën e antikitetit të vonë. "Kjo kantinë nuk është e qytetit, por ajo i takon peshkopit të qytetit, që do të thotë se i takon peshkopatës. Qyteti mund të ketë pasur kantina më të mëdha sesa kjo, por nuk janë zbuluar të tilla", - thotë arkeologu Skënder Muçaj. Kjo do të ketë vlera jo vetëm për studimin e saj, por edhe për t'u vizituar, sepse aty mund të shihet qartë i gjithë procesi i punës në një kantinë. Janë të ruajtura mirë që të gjitha pjesët e një kantine të madhe vere dhe mund të shihen vendet ku janë kryer të gjitha proceset e punës. Kështu, ne kemi në vendin tonë një model të vjetër të përpunimit të verës. Pjesa e gërmuar e kësaj kantine është afërsisht 2000 metra katrorë dhe ka shumë ambiente. Ndërtesat në përgjithësi kanë qenë dykatëshe, kati i sipërm është përdorur për tjetër gjë, ndërsa kati i poshtëm është përdorur për tjetër gjë. Arkeologu Skënder Muçaj shton se akoma nuk është gërmuar e gjitha, sepse deri tani është parë vetëm punishtja dhe një pjesë magazine. "Ka shumë ambiente që mendohet se janë magazina. Me sa është vëzhguar deri tani, nuk ka shumë ndryshim në mënyrën e prodhimit të verës nga ajo kohë në kohën tonë. Enët që e mbanin verën e prodhuar, në atë kohë ishin prej balte dhe këto të fundit janë gjetur në këtë kantinë".