Top 10 similar words or synonyms for kaljari

banfield    0.772265

hernanes    0.770846

nagatomo    0.763916

rakitić    0.756960

buffon    0.754298

icardi    0.751276

schalkes    0.746699

balotelli    0.743374

toldo    0.741802

torinese    0.741711

Top 30 analogous words or synonyms for kaljari

Article Example
Cagliari Calcio Cagliari Calcio (: [ˈkaʎʎari], : Kaljari Kalçio) është një klub futbollistik italian me seli në qytetin e Kaljarit, Sardenjë. Klubi u themelua në vitin 1920 dhe aktualisht luan në Serie A, duke shpenzuar vitet e fundit në elitë dhe në Serie B. Kaljari do të luajë në Serie B në sezonin 2015–16 pas rënjes nga Serie A.
Cagliari Calcio Kaljari u shfaq për herë të praë si pretendente për të fituar titullin e Serie A në sezonin 1968–69 në një garë me dy skuadra të tjera, Fiorentinën dhe Milanin. Fiorentina në fund fitoi ligën, por në sezonin e ardhshëm do të fitonte lavdinë duke triumfuar. Kaljari do t'a fitonte ligën në vitin 1970 me vetëm dy ndeshje të humbura dhe vetëm 11 gola të pësuar (sasia më e vogël në ligat europiane të asaj kohe) dhe Riva ishte golashënuesi më i mirë edhe një herë tjetër. Lojtarë si Cera, Domenghini dhe Riva luajtën me Italinë në finalen e Kupës së Botës 1970.
Cagliari Calcio Gjatë verës së vitit 1967, Kaljari luajti në sezon në Amerikën e Veriut në ligën që quhej United Soccer Association. Kjo ligë nga Europa dhe Amerika Jugore luhej në qytetet e Amerikane dhe Kanadeze, me çdo klub që mbante një emër lokal. Kaljari luajti si Chicago Mustangs dhe e mbylli ligën e "Divizionit Perëndimor" në vendin e dytë me 13 pikë, dy pikë mbarapa kampionëve dhe fituesve të ligës Los Angeles Wolves. Golashënuesi më i mirë i Chichagos/Kaljarit ishte Roberto Boninsegna, i cili shënoi 10 gola nga 9 nga 12 ndeshjet që luajti.
Cagliari Calcio Në vitet e ardhshme klubi do të qëndronte zakonisht në mesin e tabelës, përpara se në sezonin 1996–97 Kaljari të binte nga liga pas humbjes së play-off'it kundër Piacenzës. Ata u rikthyen në elitë sërisht pas një viti, ku do të qëndronin për dy sezonet e ardhshme përpara se të rrëzoheshin sërisht.
Cagliari Calcio Kaljari i shpenzoi katër sezonet e ardhshme në Serie B, duke qëndruar zakonisht në mesin e tabelës. Por në sezonin 2003–04, Kuqeblutë të udhëhequr nga sardenjasi Gianfranco Zola do të ndërtonin një garë ngjitjeje të suksesshme dhe në sezonin e ardhshëm ata u ngjitën në Serie A, ku e mbyllën në mënyrë të respektueshme në mesin e tabelës. Sezoni pasues ishte i ngjashëm për klubin sardenjas, që e mbyllën sezonin nënjë vend komod të 12të.
Cagliari Calcio Kaljari u bë kampioni i parë i Serie C në sezonin 1951–52, përpara kësaj ligën e kampionatit ishte ndarë nga më shumë se një skuadër. Klubi e shpenzoi vitet 1950' në Serie B, duke humbur play-off'in e ngjitjes në vitin 1954. Pasi zbriti në Serie C në vitet e hershme 1960', rritja Kaljarit ishte meteorike – duke arritur ngjitjen në Serie A në vitin 1964.
Cagliari Calcio Pas rënjes, Kaljari humbi një play-off për ngjitjen në elitë një seson më pas, por u rikthyen në Serie A në vitin 1979. Lojtarë si Franco Selvaggi, Mario Brugnera (një "i shpëtuar" i skuadrës së vitit 1970) dhe Alberto Marchetti i siguruan skuadrës qëndrimin për katër vite në elitë para se skuadra të binte sërisht në vitin 1983. Vitet 1980' do të ishin akoma më të errëta se dy dekadat e tjera pasi skuadra do të binte në Serie C në vitin 1987.
Cagliari Calcio Kaljari shpenzoi dy sezone në Serie C. Në sezonin e parë klubi mezi shpëtoi nga rënja në Serie C2. Në vitin 1988, Claudio Ranieri u punësua si trajneri i ri dhe e udhëhoqi skuadrën në dy ngjitje të njëpasnjëshme, në Serie B në vitin 1989 dhe në Serie A në vitin 1990. Dy sezonet e para pas rikthimit në Serie A e panë Kaljarin të luftonte për të siguruar mbijetesën, që sigurohej në mënyrë të suksesshme në gjysmën e dytë të sezonit. Por sezoni 1992–93 do t'a shihte Kaljarin të luftonte për një vend në Europë nën drejtimin e suksesshëm të trajnerit Carlo Mazzone. Në sezonin e ardhshëm klubi arriti deri në gjysmë-finalen e Kupës UEFA, diçka e paparashikueshme për klubin nga Sardenja.