Top 10 similar words or synonyms for jingdi

wendi    0.929665

mançurisë    0.888822

plunder    0.885978

traykov    0.885072

besonderer    0.884550

turnquest    0.884405

koumakoye    0.881565

jinghui    0.881530

çengzu    0.881058

brixen    0.880851

Top 30 analogous words or synonyms for jingdi

Article Example
Dinastia Han Gjatë 7 vjetëve të tij në fronin perandorak, Liu Bang, perandori Han-Gaozu, forcoi sundimin e centralizuar qendror dhe konsolidoi sundimin e vet, duke përpunuar një sërë kursesh politike për “ripërtëritjen dhe shtimin e popullsisë”. Pasi perandori Han-Gaozu vdiqi në vitin 159 para erës së re, perandori Han-Huidi trashëgoi fronin, por pushteti në fakt ra në duart e perandoreshës Lyu Zhi, e veja e të ndjerit perandorit Han-Gaozu. Perandoresha Lyu Zhi, e cila qëndroi në pushtet për 16 vjet, u bë një nga pak sundimtaret gra në historinë kineze. Në vitin 183, perandori Han-Wendi trashëgoi fronin. Ai dhe biri i tij, që u bë më vonë perandori Han-Jingdi (156-143 para erës së re) vazhduan zbatimin e kurseve politike për “ripërtëritjen dhe shtimin e popullsisë” dhe i pakësuan taksat, si rezultat, ekonomia e perandorisë Han u zhvillua me vrull. Historianët e quajnë atë fazë si “qeverisja paqësore e perandorëve Wendi dhe Jingdi”.
Dinastia Han Në sajë të “qeverisjes paqësore të perandorëve Wendi dhe Jingdi”, potenciali i perandorisë Han u rrit gradualisht. Në vitin 141 para erës së re, perandori Han-Wudi transhëgoi fronin perandorak. Gjatë viteve kur ishte në fuqi, ai dërgoi Wei Qing dhe Huo Qu Bing për të mposhtur hunët, si rezultat, u zgjeruan sferat e sundimit të dinastisë Han Perëndimor dhe u sigurua zhvillimi ekonomik dhe kulturor në krahinat veriore të perandorisë Han. Më vonë, perandori Han-Zhaodi vazhdoi përpjekjet për zhvillimin e ekonomisë, duke e çuar në kulm periudhën e lulëzimit të dinastisë Han Perëndimor.
Historia e Kinës Në historinë e gjatë feudale kineze, që zgjati më se 2000 vjet, pati disa periudha të dëshirueshme që u quajtën në historiografi “periudha të lulëzimit”, siç ishin periudha e lulëzimit në kulm e dinastisë Han Perëndimor nga vitet e perandorëve Wendi dhe Jingdi deri në vitet e perandorit Wudi; periudha e lulëzimit e dinastisë Tang nga vitet e perandorit Taizong deri në vitet e perandorit Xuanzong; periudha e lulëzimit e dinastisë Ming në vitet e perandorëve Çengzu dhe Shyanzong dhe periudha e lulëzimit e dinastisë Qing në vitet e perandorëve Kangsi, Yongzheng dhe Qianlong. Një periudhë tjetër e lulëzimit ka qenë “periudha e lulëzimit e Shteteve Ndërluftuese”, por ajo nuk është e njohur për shumë njerëz. Dy periudhat e lulëzimit të dinastive Tang dhe Qing janë vlerësuar më lart.
Historia e Kinës Periudha e viteve të perandorit Wendi (179-157 para erës së re), të viteve të perandorit Jingdi (156-141 para erës së re) dhe të viteve të perandorit Wudi (140-87 para erës së re) ishte një periudhë e zgjerimit të territorit për dinastinë Han. Pas një lufte për gjysmë shekulli, ajo mposhti hunët dhe i dëboi ata në veri të shkretëtirës së madhe. Zonat në jug të shkretëtirës së madhe, dikur të zëna nga hunët, si dhe zonat Hexizoulang u përfshinë në hartën e dinastisë Han. Zonat në perëndim të kështjellës Yumen dhe pjesa jugore e Singjangut, e quajtur si “zona perëndimore”, u bënë territor i dinastisë Han. Në lindje, mposhti Korenë e familjes Wei, si rezultat, një pjesë e zonës Liaodong u përfshi në territoret e administruar nga dinastia Han. Si rezultat i zgjerimit drejt jugut, jugperëndimit dhe juglindjes, zonat e banuara nga pakicat kombëtare në Guangdong, Yunan, Zhejang, Fujian e të tjera u bënë pjesë të territorit të dinastisë Han. Kryesisht gjatë viteve të perandorit Wudi të dinastisë Han, u realizua “unifikimi i madh”, që i kaloi “unifikimit të madh” të dinastisë Çin.