Top 10 similar words or synonyms for havakuku

myderiz    0.887355

ای    0.885006

nahi    0.884742

hakk    0.882765

الش    0.881949

shirdil    0.881066

scoperta    0.879217

gündüz    0.878371

postieri    0.877762

saneja    0.875482

Top 30 analogous words or synonyms for havakuku

Article Example
Profeti c) Grupi i tretë: Jirmija, Ovadja, Nahumi, Havakuku, Cefanija dhe
Profeti Konkluzioni: Havakuku nuk e kupton, por e pranon se ai duhet thjesht t’i besojë Perëndisë. Në rreshtat e fundit të librit, si një himn besimi, ndihet siguria dhe gëzimi për triumfin përfundimtar të Perëndisë.
Profeti Temat e librit: Havakuku ishte një profet që shtronte mjaft pyetje, por edhe që dëshironte t’u jepte përgjigje pseve që kishte në kokë mbi situatën në botë ku njerëzit kënaqeshin me padrejtësinë, ku Perëndia të linte përshtypjen se nuk po bënte asgjë dhe se e keqja po triumfonte.
Profeti Pra, shkurtimisht mund të themi se Havakuku guxonte t’i kërkonte llogari Perëndisë për qeverisjen e mirë të botës, se përse ai (Perëndia) i ndëshkon të këqijtë nëpërmjet më të këqijve të cilët të lënë përshtypjen e mbizotërimit të padrejtësisë? Këtu ndeshemi me problemin e së keqes të parë në prizmin e kombeve. Perëndia përgjigjet. I drejti do të triumfojë ndaj të tjerëve nëpërmjet besimit, duke i qëndruar besnik Perëndisë.
Profeti Juda, mbretëria e jugut, në fillim kishte përparësi në kryeqytetin e themeluar prej kohësh dhe në Tempullin madhështor me kultin e vërtetë, të përkrahur nga një dinasti mbretërish të emëruar nga vetë Perëndia. Në kohën e sundimit të mbretit të parë pas ndarjes, Rëhavamit, thesaret e vendit ua kishin dorëzuar egjiptianëve për ta liruar me shpërblesë. Erdhën edhe andrallat e brendshme, kur mbreti me emrin Jëhoram, biri i Jëhoshafatit, u martua me Atalinë, bijën e Ahavit, mbretit të prishur të Izraelit. Kur vdiq burri i saj, ajo u bë sundimtare dhe futi idhujtari në vend. Ajo u përpoq të masakronte tërë dinastinë e Davidit por dështoi. Anëtari i vetëm i dinastisë që mbeti në fund, si përfundim të një revolucioni që ndodhi në pallat, u shugurua mbret. Ky njeri, Jehoashu, futi një reformë të kufizuar, por kur Asiria kërcënonte ta sulmonte Jerusalemin, thesaret e Tempullit iu dorëzuan mbretit asirian, që të tërhiqet. Gjatë shekullit VIII para erës sonë, mbret i shquar ishte Uzija. Nën sundimin e tij, vendi përjetoi një lulëzim të paparë që nga vdekja e Sholomos. Në vitin e fundit të sundimit të tij, profeti ] Jeshaja (gr. Isaia) mori thirrjen për t'u bërë profet. Së bashku me një profet tjetër me emrin Mihaja, Jeshaja u bë zëdhënësi i Perëndisë para mbretërve të Judës në kohën e kërcënimit asirian. Kur Izraeli dhe Siria u bashkuan kundër Judës, mbreti i Judës, Ahazi, mendonte të thërriste për ndihmë perandorin asirian. Jeshaja e këshilloi që të mos vepronte ashtu, sepse edhe nënshtrimi miqësor do ta detyronte shtetin e tij të adoptonte kultin e perëndive asiriane dhe kështu të binte në idhujtari. Mjerisht, Ahazi e refuzoi këshillën e profetit Jeshaja dhe kështu, fjalën e Perëndisë. Si pasojë Juda u bë shtet vasal i Asirisë. Në një rast tjetër mbreti Hizkija (gr. Ezekija) mendonte të bashkohej me Egjiptin kundër Asirisë. Mjerisht, edhe kësaj here mbreti e refuzoi shumicën e paralajmërimeve dhe këshillave të Perëndisë që erdhën me anë të këtyre profetëve. Duke menduar se ishte më i urtë se vetë Perëndia, mbreti i Judës u besonte besëlidhjeve të lidhura me Egjiptin për t'i shpëtuar pushtimit. Mirëpo Egjipti kurrë s'ishte mjaft i fortë për ta ndihmuar. Si pasojë erdhi invadimi asirian e me të edhe shkretimi pa mëshirë i vendit jashtë Jerusalemit. Pikërisht në kohë, mbreti Hizkija ndërroi mendje dhe dëgjoi predikimin e profetit Jeshaja dhe atë të profetit Mihaja, dhe me anë të një mrekullie, Jerusalemi i rrethuar mezi u shpëtua me tërheqjen e papritur të ushtrisë asiriane. Mjerisht, sundimi i keq i mbretit të mëtejshëm, Mënasheut, përmbyti përparimin shpirtëror të paraardhësit e tij, Hizkijës, dhe shteti i Judës u gjet në një kohë të tmerrshme të idhujtarisë kur u vranë shumë njerëz besimtarë. Profetin Jeshaja e vranë duke e sharruar në një zgavër druri. Pasardhësi i Hizkijës, Joshija, e ktheu politikën e të atit dhe futi një reformë shoqërore dhe fetare (të dyjat shkonin gjithnjë së bashku). Në kohën e sundimit të tij, Perëndia thirri edhe dy profetë si zëdhënës të tij, Cefanjën (gr. Sofonia) dhe Jirmijën (gr. Jeremia). Atyre u shtuan edhe Nahumi dhe Havakuku (gr. Hababuku). Të gjithë ata profetizonin se si Perëndia do ta përdorte perandorinë babilonase për të dënuar Judën për pabesinë e tij. Më 605 erdhi shpërngulja e parë babilonase kur u dëbua Danieli së bashku me çifutët e tjerë të rëndësishëm. Më 597 pabesia e vasalit, Judës, ndaj perandorit babilonas, Nebukadnecarit, solli si përfundim shpërnguljen e shtetasve më të rëndësishëm, duke përfshirë edhe profetin Jëhezkel. Plaçkitjen e fundit të kryeqytetit e kishin profetizuar edhe profeti Jirmija në Judë edhe profeti Jëhezkel (gr. Ezekieli) në mërgim në Babiloni. Siç ka shkruar profeti Ovadja (gr. Abdia), kulmi i poshtërimit erdhi kur Edomi, shtet i betuar armiqësor, i ndihmoi babilonasit në luftë kundër Judës.